Lajme Javore

Informohu i pari

Iu shua i vëllai në Maqedoninë e Veriut, burri lutet: Të na hapin rrugën të shkojmë ta marrim

Që pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë shumë gjëra kanë ndryshuar. Mondi Lamo punonte në Maqedoninë e Veriut, por ditën e dielë ai u nd a nga j eta. Familjarët e tij jetojnë në Shqipëri.

Ata duan ta sjellin trupin e të ndjerit në Shqipëri, por mbyllja e kufijve e ka bërë këtë gjë të pamundur.

Vëllai i Mondi Lamos u bën edhe një herë apel autoriteve shqiptare që t’i lënë të shkojnë të marrin trupin e vëllait të tyre të ndjerë ose t’ua sjellin që t’i japin lamtumirën ashtu si duhet. Për ‘ora news’ ai ka thënë:

Vëllai im ka ikur ka tre muaj për punë në Maqedoni. Të premten deri në orën 10 të darkës ka folur me gruan. Nga ajo e premte e zezë nuk i kemi dëgjuar as zërin. Morën haber të dielën që ka ndë rruar je tën. Jemi përpjekur me të gjitha mënyra, nga ambasada, konsullata, por nuk na kthejnë përgjigje. Na thonë se do ti bëjnë analizat. I kanë bërë në certifikatën e vd ekjes. E kanë transportuar sikur të ishte bagëti jo njeri. E kanë çuar në Shkup. Duam vetëm të na sjellin trupin, ose të na hapin rrugën dhe shkojmë e marrim vetë.
Më tej ai ka thënë se vëllai i tij ka ndë rruar je të për shkaqe natyrale.