Italiani i drejtohet popullit: Boll kënduat në ballkone, po mësoni nga miqtë tanë shqiptarë
Një qytetar italian është habitur nga gjesti i disa shqiptarëve që jetojnë në Trieste, dhe ka vendosur të dokumentojë ndihmat e tyre për njerëzit në nevojë.
Në një video të publikuar së fundi në Facebook, që është realizuar më 30 mars, shtetasi italian shprehet i mahnitur nga ky angazhim solidar dhe i bën thirrje popullit të tij të mos këndojë nëpër ballkone për t’i futet punës, pasi njerëzit kanë nevojë të hanë.
Ai tregon pakot me ushqime dhe ilaçe që kanë bërë gati shqiptarët për t’i shpërndarë.