Lajme Javore

Informohu i pari

Italia sheh ‘dritën jeshile’/ Pas më shumë se një muaji, numëron më shumë respiratorë sesa pacientë në gjendje kritike

Komisioneri i urgjencës në Itali deklaroi se për herë të parë gjatë pandemisë, Italia ka më shumë respiratorë se sa pacientë të infektuar me COVID-19 që ndodhen në kujdes intensive.
ITALI– Italia një ndër vendet më të goditura në Europë nga koronavirusi duket sikur po del gradualisht nga kjo krizë që u ka marrë je tën mbi 24 mijë qytetarëve.

Por teksa ka rënë numri i të infektuarëve dhe i pacientëve që e kanë të nevojshëm shtrimin në spital, duket se repartet e Covid-19 janë boshatisur dhe spitalet po marrin “frymë”.

Ndërkohë që para disa javësh “lufta” ishte për numrin e respiratorëve tashmë shumë prej tyre nuk po përdoren asapak.

Komisioneri i urgjencës në Itali deklaroi se për herë të parë gjatë pandemisë, Italia ka më shumë respiratorë se sa pacientë të infektuar me COVID-19 që ndodhen në kujdes intensive.

“Kjo na jep forcë për të ecur përpara.”- u shpreh Domenico Arcuri këtë të martë.Sipas tij deri më tani kanë mbetur 2.500 pacientë të cilët janë në spital që i janë nënshtruar kujdesit intensiv.

“Vuanim kur çdo natë na duhej të caktonin se ku duhet t’i dërgonim këto pajisje që shpëtojnë je të, në një kohë kur respiratorët nuk ishin të mjaftueshëm për të gjithë ata në nevojë. Nuk do ia uroja askujt këtë lloj eksperience, dilemën e të zgjedhurit se cili spital do t’i merrte këto pajisje.”- tha ai.

Kujtojmë që javën e fundit Italia ka parë një rënie të ndjeshme të numrit të të infektuarëve dhe të vik timave, duke ngjallur pak shpresë për mjekët dhe për gjithë kombin që ky virus vde kjeprurës po shkatërrohet.

Burimi : Isole