Italia merr “frymë”/ Për herë të parë pas një muaji, boshatisen dhomat e urgjencës në Bergamo
Pamjet e dhimbshme, pacientët në momentet e fundit të jetës, apo mjekët që vraponin të shpëtonin të sëmurët nuk shihen më.
Duket e pabesueshme, por Italia vendi më i goditur në Europë nga koronavirusi duket se po ja del të fitojë. Ditën e sotme mediat italiane kanë shkruar se spitali i Papa Giovanni XXIII në Bergamo për herë të parë pas një muaji janë bosh, korridoret janë të lira, salla e pritjes është pothuajse e qetë.
Pas më shumë se dy muajsh nuk shihen më barela apo bombula oksigjeni dhe nuk turma me pacientë që rrinë më padurim duke pritur të shtrohen në spital.
Pamjet e dhimbshme, pacientët në momentet e fundit të jetës, apo mjekët që vraponin të shpëtonin të sëmurët nuk shihen më.
Lajmi për zbrazjen e spitalit të Bergamos vjen videos emocionuese të mjekëve në Milano të cilët treguan se një repart për Covid-19 u mbyll sepse numri i pacientëve që e kishin të nevojshëm shtrimin në spital u ul ndjeshëm.
Pavarësisht se kanë humbur je tën mbi 23 mijë persona, duket sikur gjendja po shkon drejt përmirësimit.
Kujtojmë që Italia është vendi i dytë në botë më i prekur nga virusi, pas ShBA-së, ku deri më tani numëron 23,660 persona të vd ekur dhe 178,972 të tjerë të infektuar nga virusi.