Lajme Javore

Informohu i pari

Itali/ Ulet numri i vik timave nga koronavirusi, shënohet shifër rekord të shëruarish

Bilanci i vik timave në Itali ka shënuar një rënie të ndjeshme në krahasim me një ditë më parë.
Mbrojtja Civile konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur je tën 437 persona nga koronavirusi, ose 97 vik tima më pak se dje, ku u raportuan 534 je të të humbura.

Numri i përgjithshëm i vi ktimave nga koronavirusi në Itali ka arritur këtë të mërkurë në 25,085.
Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe vik timat, ka arritur në 187,327.

Lajmi më shpresëdhënës i ditës së sotme është shënuar një tjetër shifër rekord i numrit të të të shëruarve nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore raportuan se 2723 pacientë kanë mundur të shërohen plotësisht nga koronavirusi këtë të mërkurë, duke lënë ambientet e spitaleve. Po ashtu edhe një ditë më parë u raportua për mbi 2600 pacientë të shëruar.

Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 54,543 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërkohë që 2384 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në terapi intensive.

Ndërkohë lajmi i keq është se në 24 orët e fundit ka një rritje të numrit të infeksioneve të reja krahasuar me shifrat e një dite më parë. Sot janë konfirmuar 3370 raste të reja, ose mbi 600 raste më shumë se të martën, ku u shënuan 2729 persona të infektuar. Deri më tani Italia ka mbi 107 mijë raste aktive me Covid-19.

Gjithsej, në Itali janë kryer gjithsej mbi 1 milion e 513 mijë teste, ku mbi 63 mijë prej tyre janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, duke shënuar një rekord në numrin e testimeve.

Kujtojmë këtu që e premtja e 27 marsit ishte dita më vde kjeprurëse e pandemisë në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 vik tima në 24 orë.

Italia tashmë është vendi i dytë më i go ditur nga koronavirusi në rang global sa i përket numrit të vik timave, pasi SHBA tejkaloi shtetin fqinj për numrin e vik timave.