Lajme Javore

Informohu i pari

Itali, shkon në 87 numri i mjekëve që shuhen nga koronavirusi

Italia është vendi ku numri i vik timave nga koronavirusi ka shënuar shifra të frikshme.

Mbi 15.800 vik tima regjistrohen deri më tani në shtetin fqinj, ku numri i të infektuarëve ka shkuar në 128,948.

Gjithashtu Italia ka humbur “luftëtarët më të mirë” në këtë betejë me armikun e padukshëm. Sot raportohet se ka shkuar në 87 numri i mjekëve që kanë hum bur je tën nga Covid-19.

Federata Kombëtare e Urdhrave Mjekësorë, njofton së fundmi se kanë ndë rruar je të 2 mjekë familjeje, një neurolog, një kardiolog, një radiolog, një reanimator dhe një mjek spa.

Në dy ditët e fundit, Italia ka raportuar numër më të ulët vde kjesh ditore në krahasim me ditët e tjera të javës së shkuar. Ekspertët thonë se është periudha e pikut, dhe ditë pas dite kurba do ulet.