Lajme Javore

Informohu i pari

Itali/ Shkon në 77 numri i mjekëve dhe infermierëve të vde kur nga koronavirusi

Italia është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, sa i përket bilancit të viktimave.

Deri më tani, janë shënuar mbi 14 mijë viktima, ndërkohë që sot autoritetet konfirmuan për 766 jetë të humbura në 24 orët e fundit.

Një tjetër fakt i trishtë është edhe numri i mjekëve që kanë humbur jetën nga Covid-19, të cilët janë në frontin e parë të luftës kundër virusit vde kjeprurës.

Mediat italiane raportojnë se ka shkuar në 77 numri i mjekëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Fatkeqësisht, nëntë prej tyre ndërruan jetë vetëm gjatë orëve të fundit.

Ata janë nga Federata Kombëtare e Urdhrave Mjekësore, dhe janë identifikuar si Italo Nosari (diabetolog), Gianberto Monti (dentist), Luciano Riva (pediatër), Federico Vertemati (mjek familjar), Riccardo Paris (kardiolog), Dominique Musafiri (mjek familjar), Gennaro Annarumma, Francesco Counselor dhe Alberto Paolini.

Burimi: Il Messenggero|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania