Itali/ Shkon në 145 numri i mjekëve që humbin jetën nga koronavirusi
Italia sot raportoi 437 vik tima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, e duke e çuar në mbi 25 mijë numrin e përgjithshëm të vd ekjeve që prej shpërthimit të epidemisë.
Midis vik timave të 24 orëve të fundit janë për fat të keq edhe tre mjekë, të cilët ndodheshin në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit.
Lajmi është raportuar nga Federata Kombëtare e Urdhrit të Kirurgëve dhe Stomatologëve.
Ata janë Alberto Santoro, mjek i përgjithshëm; Pasqualino Gerardo Andreacchio, kirurg i specializuar në urologji dhe Maddalena Passera, anesteziologe.
Numri i përgjithshëm i vik timave në rradhët e ‘bluzave të bardha’ në shtetin fqinj ka arritur këtë të mërkurë në 145.