Itali/ Mbi 3000 të shëruar në 24 orët e fundit, bie ndjeshëm edhe numri i rasteve të reja
Bilanci i vik timave në Itali ka shënuar një rritje lehtë në krahasim me një ditë më parë, duke mbetur sërish në nivele të larta.
Mbrojtja Civile konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur je tën 464 persona nga koronavirusi, ose 27 v iktima më shumë se dje, ku u raportuan 437 j etë të humbura.
Numri i përgjithshëm i vi ktimave nga koronavirusi në Itali ka arritur këtë të enjte në 25,549.
Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe vik timat, ka arritur në 189,973.
Lajmi më shpresëdhënës i ditës së sotme është shënuar një tjetër numri më i lartë i të shëruarve brenda 24 orësh që prej shpërthimit të epidemisë.
Autoritetet shëndetësore raportuan se 3033 pacientë kanë mundur të shërohen plotësisht nga koronavirusi këtë të enjte, duke lënë ambientet e spitaleve. Po ashtu edhe një ditë më parë u raportua për mbi 2700 pacientë të shëruar.
Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 57,576 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërkohë që 2267 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për j etën, në terapi intensive.
Një tjetër lajm i mirë është ulja e rasteve të reja të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në krahasim me një ditë më parë. Këtë të enjte janë konfirmuar 2646 raste të reja, ose mbi 700 raste më pak se të mërkurën, ku u regjistruan 3370 persona të infektuar.
Gjithsej, në Itali janë kryer gjithsej mbi 1 milion e 513 mijë teste, ku mbi 66 mijë prej tyre janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, numrin më të lartë të testimeve të kryera përgjatë pandemisë në shtetin fqinj.
Kujtojmë këtu që e premtja e 27 marsit ishte dita më vde kjeprurëse e pandemisë në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 vik tima në 24 orë.
Italia tashmë është vendi i dytë më i goditur nga koronavirusi në rang global sa i përket numrit të vik timave, pasi SHBA tejkaloi shtetin fqinj për numrin e vik timave.