Lajme Javore

Informohu i pari

Itali/ 570 je të të hum bura nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Bilanci i vik timave nga koronavirusi në Itali ka shënuar rënie në krahasim me një ditë më parë.

Mbrojtja Civile konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë hum bur je tën 570 persona nga koronavirusi, ose 40 vik tima më pak se dje, ku u shënuan 610 je të të humbura.

Numri total i vik timave nga Covid-19 në Itali këtë të premte ka arritur në 18,849.

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe vik timat, ka shkuar në 147,577.

Fatmirësisht, mbi 2 mijë pacientë kanë mundur të shërohen plotësisht nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 30,455 pacientë janë shëruar plotësisht nga koronavirusi, ndërkohë që 3497 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në terapi intensive.

Ndërkohë, lajmi i keq është se numri i rasteve të reja të konfirmuara në 24 orët e fundit vijon të jetë shqetësues. Këtë të premte, Mbrojtja Civile konfirmoi edhe 3951 raste të reja.

Deri më tani, në Itali janë kryer gjithsej 905,864 teste, ku mbi 53 mijë prej tyre janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.

Kujtojmë këtu që e premtja e 27 marsit ishte dita më vd ekjeprurëse e pandemisë në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 vik tima në 24 orë.