Ishte infektuar me Koronavirus, shërohet 101 vjeçari
Një i moshuar kinez që u infektua me Koronavirusin menjëherë pas ditëlindjes së tij të 101-të, është shëruar pasi qëndroi një javë në spital.
Sipas mediave të huaja, ish pacienti, i njohur me mbiemrin e tij Dai, u largua dje nga Spitali i Tretë në Wuhan në Provincën Hubei të Kinës qendrore.
Madje, siç thuhet më tej, Dai dukej se ishte shumë energjik kur doli nga spitali, shkruan Telegraf.
“Ai fliste shpesh për gruan e tij 92-vjeçare. Ai tha se duhet të përmirësohej shpejt që të mund të shkonte në shtëpi dhe të kujdeset për të”, shtoi Li Lai, kryeinfermieri i spitalit.
Pensionisti testoi pozitiv me simptoma të buta të Koronavirusit në shkurt, pasi festoi ditëlindjen e tij të 101-të.
Ai ishte vënë në karantinë dy-javore për vëzhgim pas shërimit të tij.