Lajme Javore

Informohu i pari

ISHP në Angli: Duhanpirësit janë 14 herë më të rre zikuar nga Covid-19

Duhanpirësit kanë 14 herë më shumë të ngjarë të infektohen nga koronavirus.

Instituti i Shëndetit Publik në Angli (PHE) thotë se pirja e cigareve gjithashtu mund t’i vë anëtarët e familjes në rrezik më të madh të Covid-19.

Profesori John NeWton, drejtori i shëndetit i PHE, tha se në dritën e pandemisë “të pashembullt” që përfshiu globin, kurrë nuk ka pasur një kohë më të mirë për të ndaluar pirjen e duhanit, jo vetëm për shëndetin tuaj, por për të mbrojtur ata që janë rreth jush.

Pirja e duhanit mund të shkaktojë dëme në mushkëri dhe rrugët e frymëmarrjes dhe Covid-19 sul mon sistemin e frymëmarrjes. Ata gjithashtu tregojnë për një studim “të vogël por me shumë ndikim” nga Kina që zbulon se duhanpirësit me Covid-19 kanë 14 herë më shumë të ngjarë të zhvillojnë sëm undje të rëndë.

Studimi shqyrtoi faktorët që çuan në përparimin e pneumonisë Covid-19 në pacientët në tre spitale në Wuhan, Kinë, ku rastet e para të koronavirusit u zbuluan në fund të vitit të kaluar.

Duhanpirja ishte ndër faktorët që u identifikuan nga studimi i cili u zhvillua midis 30 dhjetorit të vitit të kaluar dhe 15 janarit. PHE gjithashtu thotë se virusit i jepet një rrugë e lehtë hyrëse nga lëvizja përsëritëse e dorës në gojë e përdorur nga duhanpirësit.

Prof Newton u tha duhanpirësve:

Nuk është kurrë vonë për të hequr dorë nga ky ves, pa marrë parasysh moshën tuaj. Trupi do të rigjenerohet sa të jetë e mundur në momentin që hiqni dorë nga duhani. Eleminimi i monoksidit të karbonit nga trupi është gjëja më e mirë që mund të bëni. Duhet të filloni të pastroni mushkëritë tuaja nga të gjitha elementet e duhanit.