Lajme Javore

Informohu i pari

Ishin zënë keq dhe kishin dy vjet pa folur/ Ola dhe Jasmina pajtohen në emision: Ja surpriza e madhe për ditëlindje

Konkurrentja e “Përputhen”, Ola feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë ajo u surprizua në studio dhe gjejeni pak nga kush?

Jasmina u rikthye sot në program vetëm për të, duke e surprizuar me shishe shampanje në duar. Dy vajzat deklaruan se janë mikesha sërish dhe se raporti i tyre është rregulluar gjatë rrugës.

“Kjo është një shenjë paqeje sepse gradualisht jemi pajtuar me njëra-tjetrën”, tha Jasmina.

Kujtojmë se në fillim të emisionit, Ola u paraqit si një ish-mikeshë e Jasminës, me të cilën nuk kishte komunikuar që prej dy vitesh.