Irini Qirjako tregon për vajzen e saj : E kemi mendjen tek ajo 24 orë, nuk është e lehte te jesh
Këngëtarja Irini Qirjako është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar. Në këto ditë vetizolimi, ajo ka rrëfyer për “Vizioni i Pasdites” si po i përballon ditët e mbyllur në shtëpinë e saj, duke ndarë edhe merakun e saj më të madh, vajzën, e cila është mjeke në Gjermani në vijën e parë për të prekurit me Koronavirus.
“Goca ime është doktoreshë në gjermani. ‘Mami’ më thotë ‘me gjithë babin, bëni kujdes’. ‘Mos dilni ju lutem. Ju lutem me dore në zemër se mezi ju kam.’ Ne bëhemi merak për atë se ajo përballet me pacientët. Heronjtë e gjithë vendeve janë mjekët. I bëj gocës koncert, nga një orë koncert i bëj gocës. Se zërin e kam timin, e kam me vete, nuk ma merr njeri.”
E pyetur nga moderatorja Evi Reçi, si po i kalon ditët, Irini është shprehur optimiste dhe zbuloi mënyrën si e kalon përditshmërinë.
“Në fillim ishte pak si e vështirë të jemi të sinqertë, ngaqë ne artistët jemi gjithmon të dalë. Nuk na zë shtëpia. Por që do ti, u mësuam me ketë ritmin ditor?
Shohim ne internet për të realizuar ato recetat e mira, të shijshme. Sot psh. bëra ca amareta. Kur kam qenë e re i bëja, por i kisha harruar. I pashë dhe i bera. Me pak ynydrnë, por do ti që im shoq i pelqyu shumë.”
Këngëtarja e ka treguar dhe shqetësimin në lidhje me vazhdimësinë e punës së saj artistike, si pasojë e pezullimit të punës tashmë që masat e sigurisë ndaj covid-19 janë përshkallëzuar.
“Nuk e dijmë si do vejë puna e dasmave. Kanë prenotuar, kanë dhënë dhe kaparin, nuk e dimë si do vejë. Kryesorja është të shpëtojmë nga ky virus çdo gjë rregullohet dhe ekonomia do rregullohet.