Lajme Javore

Informohu i pari

“Inxhinieri i infektuar me Covid-19”, punonjësi i kompanisë së ndërtimit: Nuk janë marrë masa

Shqipëria është në një situatë emergjente për shkak të përhapjes së koronavirusit. Prej më shumë se tre javë shqiptarët janë izoluar në banesat e tyre dhe shumë aktivitete janë pezulluar. Mirëpo ka kompani të cilat vazhdojnë ende punën edhe në këtë situatë pandemie.

Një punonjës i kompanisë “Alb Star” me qendër në Patos, por që operon në Tiranë ka shkruar për redaksinë e JOQ ALBANIA. Ai shprehet se në kompaninë e tyre një inxhinier është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Shqetësimi i tij është se ai ka patur kontakte me shumë punonjës, por edhe me inxhinierë të tjerë. Punonjësi shton se nuk ndihen të sigurt, pasi ata punojnë në grup dhe masa nuk janë marrë.

Frika e madhe e tij është se do takojnë edhe familjarët, duke rrezikuar infektimin e tyre.

Ai shkruan:

Miremengjesi Jam nje puntor i kompanise AlbStar me baze ne patos…edhe aktualisht ne Tirane te stadiumi. Ketu ne daten 07/04/2020 U konfimrmua 1 rast me Covid 19 Personi ne fjale ishte inxhiner edhe pervec kontaktit qe ka pas me ne puntoret ka pasur edhe me inxhinieret e tjere.. Ne na detyrojne te rrim ne pune, kur as ambjenti seshte dezifektuar…as masa sjane mare puntoret punojne grumbull. Me kete situate kemi frike te shkojm edhe ne shtepite tona ne fundjave…se mund te jemi bartes edhe ja ngjisim prinderve. Anonim ju lutem se fluturon vendi punes.