Institucionet ‘në gjumë’, s’e gjejnë dot kush po derdh mbetjet e naftës në ‘Gjanicë’: Është proces i vështirë
Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej koronavirusit. Në vendin tonë rastet me të infektuar me koroanvirus janë shtuar nga dita në ditë.
E thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë. Por edhe pse vendi ynë po kalon kohë shumë të vështira prej pandemisë së koronavirusit, lumi ‘Gjanica’ vazhon dhe ndotet nga mbetjet e rënda të naftës.
Edhe pse jemi në kohë pandemie, asnjë dhe askush nuk po i ndalon kompanitë naftënxjerrëse që të derdhin mbetjet në Gjanicë. Prefekti i Fierit, Baki Bala ka thënë për ‘ora news’:
Kjo ka ndodhur dy ditë më parë dhe në këtë situatë unë kam pasur një aktivitet të shtuar edhe me Inspektoriatin e Mjedisit, i cili ka inspektuar dy nga subjektet që operojnë në fushën e nxjerrjes së naftës. Ky është një proces i vështirë, nuk mund të arrish në konkluzionin që është këtu. Por është fakt që kemi pasur këtë lloj fenomeni dhe është duke u punuar për ta menaxhuar. Pavarësisht kush është aktiviteti i plotë në fushën e naftënxjerrjes ky është një lloj fenomeni që mund të bëhet dhe me pak njerëz, edhe me një individ.
Se kush po e ndot lumin ‘Gjanica’ nuk po gjendet si lexohet dhe më lart thuhet se është një proces i vështirë. Kujtojmë këtu se lumi ‘Gjanica’ ka shumë vite që ndotet pa kriter.
Pasojat nuk janë vetëm mjedisore, pasi shkakton edhe probleme të shumta mbi shëndetin e banorëve, që jetojnë pranë pellgut të Gjanicës.
Lumi ‘Gjanica’ vazhdon dhe ndotet dhe instituticionet heshtin. Pyetet që lindin janë ‘Kush do të përgjigjet për ndotje?’ ‘Kush do të mbajë përgjegjësi për ndotjen?’ ‘Kush do të dalë para ligjit?’…
Të gjitha këto pyetje kanë vite e vite që nuk marrin një përgjigje. Kujtojmë këtu se uji i lumit ‘Gjanica’ ka vite që merr ngjyrë të zezë nga mbetjete e rënda të naftës që derdhen në të. Uji ka ngjyrë blu vetëm në një projekt 3D që prezantoi disa kohë më parë Bashkia e Fierit, që është në drejtimin e Armando Subashit.
Shumë projekte të ‘Rilindjes’ kanë mbetur në 3D. E ndoshta kjo është arrritja më e madhe e ‘Rilindjes’ 3D-ja, pasi vëtëm aty ka ngjyrë blu uji i lumit ‘Gjanica’.
Në realitet uji është i zi dhe pasojat i vuajnë të gjitha ata që jetojnë pranë pellgut të ‘Gjanicës’ në shëndetin e tyre.