Infermierët shqiptarë mbërrijnë në Itali, ja ku do shërbejnë. Momenti që tërhoqi vëmendjen e ministrit italian, Di Maio: Faleminderit
Pas grupit të parë prej 30 mjekësh dhe infermierësh, mbërriti sot në Itali grupi dytë i përbërë prej 60 infermierësh që do të shërbejnë në veri të Italisë, në zonat më të goditura nga COVID-19.
Ata janë pritur në aeroportin e Fiumicino nga ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio i cili e ka quajtur gjestin e qeverisë shqiptare një “certifikim i shkëlqyer i miqësisë”, një “sinjal konkret”.
I ka përshëndetur me kokë të gjithë teksa zbrisnin shkallët e avionit ministri italian, teksa në një moment që i ka bërë përshtypje dhe Di Maio-s, kur një grua me një fëmijë në krahë po zbriste, vogëlushi donte të takonte një zonjë që qëndronte në krah të ministrit. Ajo i tha duke qeshur: Jo jo, nuk mund të prekemi që të takohemi.
“Kjo është një pjesë tjetër e kontingjentit të forcave të bardha shqiptare që kanë ardhur për të na dhënë një dorë”, tha kreu i diplomacisë italiane pasi përshëndeti punonjësit e shëndetit – teksa mbante një maskë me tre ngjyra si flamuri i Italisë- të shoqëruar nga zv/ministri i jashtëm shqiptar.
“Janë 60 infermierë që do të shkojnë direkt në rajonin e Marche, autobusët e ushtrisë do t’i çojnë ata direkt në rajonin e Marche në orët e ardhshme: është një rajon i prekur shumë që do të ndihmohet”, tha Di Maio.
“Ne nuk jemi vetëm”, shkroi Di Maio në Facebook më herët, kur lajmëroi se do priste grupin e dytë me infermierët shqiptarë.
“Falënderoj kryeministrin Edi Rama, të gjithë qeverinë dhe gjithë popullin shqiptar”, përsëriti Di Maio, “për çertifikatën e dytë të shkëlqyer të miqësisë, me një shenjë konkrete të njerëzve që do të shkojnë për të shpëtuar jetën e bashkëqytetarëve tanë dhe në të njëjtën kohë do të ndihmojnë mjekët dhe infermierët tanë të marrin frymë pas më shumë se një muaji- rreth 40 ditë – të Italisë të mbyllur dhe në luftë kundër virusit që po sjell shenjat e para pozitive”.