Lajme Javore

Informohu i pari

Ilir Meta: Burg për ata që përhapin me dashje koronavirusin

Presidenti, Ilir Meta, ka njoftuar sot në një konferencë për mediat miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal, të propozuar nga qeveria.

Ndryshimet parashikojnë masa të ashpra deri në heqje lirie për shkelësit e rregullave në kushte pandemie.
Meta u shpreh se parashikimi ligjor në situate të tilla është i domosdoshëm..

Ai deklaroi:
Ju përgjigja kërkesës së Kuvendit për ndryshimet në Kodin Penal. Nisur nga zhvillimet, nga gjendja e fatke qësisë, por mbi të gjitha për shkak të boshllëkut ligjor që ka Kodi Penal, sa i takon veprimve që kryhen me dashje, Presidenti vlerëson se inciativa e Kuvendit dhe qeverisë, që mbrojtja e shëndetit të garantohet edhe nga norma penale, duhet mbështetur.

Presidenti konstaton se mes draftit të prezantuar fillimisht nga deputetët dhe përmbajtjes finale ka shumë ndryshime thelbësore positive, që kanë reflektuar një pjesë të sugjerimeve të shoqërisë civile, avokatit të popullit, Presidentit. Kujtojmë se ndryshimet në Kodin Penal u miratuan disa ditë më parë në Parlament në një seancë të jashtëzakonshme. Ndryshimi ka patur reagime të shumta nga shoqëria civile, por jo vetëm.