Lajme Javore

Informohu i pari

Ilaçi jep rezultat tek pacientët me koronavirus, përmirësim brenda javës

Pacientët me Covid-19 të cilët po marrin një ilaç eksperimental të quajtur remdesivir janë përmirësuar shpejt, dhe shumica e tyre kanë shkuar në shtëpi brenda disa ditëve, raportoi STAT News dje.

Pacientët që morën pjesë në provën klinike të ilaçit, të gjithë kishin simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe ethe, por u larguan nga spitali pas më pak se një jave trajtimi, citoi STAT.

Universiteti i Mjekësisë në Chicikago testoi mjekimin tek 125 njerëz me COVID-19 si pjesë e provave klinike globale.

Nga ata, 113 persona ishin në gjendje të rëndë. Të gjithë pacientët u trajtuan me infuzione ditore të remdesivir, një ilaç eksperimental i cili ka qenë në prodhim për dhjetë vjet.

Shumica e pacientëve janë përmirësuar pasi simptomat e tyre u lehtësuan gjatë një jave.

Lajmi i mirë është se shumica e pacientëve tanë janë larguar nga spitali gjë që është e mrekullueshme.
Kështu tha Dr. Kathleen Mullane , specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin e Çikagos i cili po udhëheq vëzhgimin klinik rreth efektit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë po konsideron disa ilaçe dhe trajtimeve ndaj sëmundjes dhe mes tyre është padyshim edhe remdesivir i cili ka dhënë rezultate mahnitëse tek pacientët.