Ia morën nga krahët kur ishte vetëm 5-muajsh, nëna bashkohet me djalin pas 20 vitesh
Një nënë në Kinë është bashkuar me djalin, që ia rrëm byen kur ishte 5-muajsh, pas 20 vitesh.
Wang Hua, mbeti e shkatërruar kur në maj të vitit 1999, djali i saj vetëm 5-muajsh u rrëm bye dhe u shit për 1,165 paund.
Qe prej atëherë, Wang i kishte mbajtur fotot e të voglit të saj kudo që shkonte derisa teknologjia e njohjes së fytyrës arriti që të bënte të mundur identifikimin e tij.
Sistemi analizoni një sasi të dhënash derisa më në fund arriti që ta identifikonte 20-vjeçarin.
Më pas, një test ADN-je i konfirmoi Wang se djali që kishte përballë ishte me të vërtetë djali i saj.
Gruaja dhe bashkëshorti i saj nuk rendën kurrë së kërkuari derisa më në fund arritën të bashkoheshin me djalin.
Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania