Lajme Javore

Informohu i pari

I zoti humbi jetën nga Covid-19, qenushja udhëton disa milje dhe e pret poshtë spitalit

Në Pisa të Italisë një qenushe është larguar nga shtëpia në kërkim të pronarit, i cili ndodhej në spital për shkak të Koronavirusit. Qenushja, e quajtur Stella ka udhëtuar me milje të tëra për të arritur në spitalin Cisanello, ku pronari i saj ishte shtruar në njësinë e kujdesit intensiv.

Stella kishte pritur për ditë të tëra për të zotin. Duke qenë se ai nuk ishte kthyer, ajo është larguar nga shtëpia ku të afërmit e pacientit me Covid-19 kujdeseshin për të. Pas disa kohë kërkimesh Stella është gjetur pranë spitalit Cisanello.

I zoti i qenushes fatkeqësisht ka ndë rruar je të nga Koronavirusi dhe ajo do të birësohet nga një i afërm i të ndjerit. Historia e qenushes është treguar nga shoqata “Sportello Tutela Animali”. “Që nga dita kur u largua pronari i saj, ajo nuk ka gjetur qetësi”, shkruhet në postim. Stella është 7 vjeç dhe i zoti i saj e kishte birësuar vite më parë.

Burimi: “tgcom24”