Lajme Javore

Informohu i pari

I vogli rrëqeth: Kam frikë se mos futet ndonjë gjarpër në çadër, dritat i kanë prerë

Nga tërmeti i 26 nëntorit u shuan 51 jetë dhe me mijëra shqiptarë mbeten në rrugë të madhe, pasi banesat e tyre u shkatërruan nga lëkundjet e forta sizmike.

Shumë shqiptarë janë duke jetuar akoma në çadra. Pas përhapjes së koronavirusit ata janë duke kaluar ditë edhe më të vështira.

E tillë është edhe historia e një familje nga Manza. Ata jetojnë në një çadër që nga tërmeti, por janë edhe në kushte shumë të vështira ekonomike.

Më e moshuara në këtë familje thotë se ata nuk kanë të ardhura as për të blerë ilaçet.

Ajo ka treguar:

Unë jam e sëmurë, shpia na është prish, na kanë thënë mos të rrimë brenda që nga tërmeti, po dhe në çadër nuk rrihet. 50 mijë lekë marr të gjitha që s’më dalin për asgjë. S’kemi bukë. Askush s’po na ndihmon.
Kurse nipi i saj i vogël ka thënë:

E kam shpinë të shkatërrume. Kam frikë edhe këtu të çadra se mund të na hyjë një gjarpër, jemi edhe pa drita. Du me bo detyrat telefoni mamit nuk bën. Dritat i kanë pre. Pa drita jena, s’kena ç’bëjmë.
Kjo e moshuar ka vetëm një apel ta ndihmojnë me sa të munden, pasi janë duke kaluar ditë shumë të vështira.