Lajme Javore

Informohu i pari

I shpëtoi koronavirusit, Rossi i bën realitet ëndrrën 102-vjeçares

Italica Grondona, e njohur në Itali si Nona Lina ishte prekur nga koronavirusi dhe për tre javë qëndroi në spital. 102-vjeçarja arriti të shpëtonte dhe doli këto ditë nga spitali San Martino në Xhenovë.

Historia e saj u bë virale në mediat italiane dhe Nona Lina arriti të përmbushë dëshirën e saj të madhe: të flasë me idhullin e saj, pilotin Valentino Rossi.

Ky i fundit e surprizoi 102-vjeçaren duke folur live me të me Skype. Piloti italian 9 herë kampioni i botës i premtoi Linës se sapo të kalojë pandemia, do e takojë atë.