I riu s’përmbahet dot, përplas përtokë 92-vjeçarin aziatik me alzhaimer: Na sollët Koronavirusin!
Një i moshuar aziatik, i cili vuan nga sëmundja e alzhaimer-it, është nxjerrë me forcë nga një dyqan kozmetike nga një i ri, dhe është përpl asur përtokë.
Inci denti ka ndodhur në Vankuver, Kanada dhe ndërkohë që i riu e nxirrte jashtë i bërtiste :
Na sollët Koronavirusin!
Kamerat e sigurisë regjistruan momentin kur i riu e tërhoqi me fo rcë të moshuarin dhe e sht yu jashtë derës së dyqanit, i cili u rrëzua në trotuar.
Pasi u kthye brenda i riu e kuptoi atë që kishte bërë, dhe për t’u ndjerë më pak fajtor doli jashtë që ta ndihmonte atë të ngrihej dhe e uli në trotuar.
Departamenti i Policisë së Vankouver në një konferencë për shtyp deklaroi se e kishin identifikuar të moshuarin falë ndihmës edhe nga ana e komunitetit vendas.
Constable Tania Visintin nga Departamenti i Policisë Vancouver në një konferencë shtypi tha:
Gjithçka në lidhje me këtë s ulm dhe sjelljen e të dyshuarit është përçmuese. Ne nuk tolerojmë inc idente të motivuara nga paragjykime ose urre jtje. Është akoma më shqetësuese duke marrë parasysh moshën e vi ktimës.