Lajme Javore

Informohu i pari

I riu instalon kamera për të parë se çfarë kurdiste maçoku, zbulon se kush ia bllokonte ajrin natën

Një i ri vendosi kamera në dhomën e tij të gjumit për të parë se çfarë bënte maçoku i tij, por zbuloi disa veprime të ‘çuditshme’.

Lomphonten Lomphontan nga Tajlanda ka një maçok të quajtur Achi, i cili si duket e kishte bërë ves që të flinte në fytyrën e tij gjatë natës.

Si duket, Achi gjatë natës zinte pozicion pikërisht sipër hundës së pronarit të tij ndërsa ai v riste mendjen se pse i merrej fryma herë pas here gjatë natës.

Duke folur për The Dodo, Lomphonten shpjegoi sesi një natë ai vendosi të vinte një kamerë afër krevatit dhe zbuloi se çfarë po ‘kurdiste’ Achi.

Në pamjet e filmuara maçoku duket teksa ngjitet avash në kraharorin e të zotit që flinte dhe më pas zinte vend sipër fytyrës së tij.

Duke folur për inci dentin, Lomphontan tregon:

U ula dhe po i shihja pamjet një natë. Ishin shumë gazmore. Ndihem shumë në dashuri që ai më do kaq shumë.”