Lajme Javore

Informohu i pari

I kërkojnë të largohet nga Ukraina/ Presidenti Zelinski merr vendimin përfundimtar

Perëndimi i ka ofruar Presidentit të Ukrainës që të largohet nga vendi, për shkak të pusht imit rus, por kjo është refuzuar nga Zelensky, madje në një intervistë televizive për Abc News, ai ka deklaruar se “nëse do të largohej nga Ukraina do të ishte gjallë, por nuk do të ishte më një person”, duke theksuar se “Unë jam një qytetar i shtetit tim, një president i zgjedhur në mënyrë legjitime.

Po ashtu, Zelensky tha se Ukraina duhet të ketë një marrëveshje kolektive të sigurisë me të gjithë fqinjët e saj në të ardhmen.

Më tej në intervistë ai ka deklaruar se populli ukrainas nuk është gati për ultimatume, por është e rëndësishme që njerëzit që duan të jenë pjesë e Ukrainës të jetojnë në Ukrainë.