Lajme Javore

Informohu i pari

I kënduan këngën që ka bërë Donaldi për të/ Bora habit me reagimin

Bora Zemani mbushi 30-vjeç më 9 janar, në një ditë që ishte e mbushur me surpriza e dhurata për të. Mirëpo festën e vërtetë e organizoi mbrëmjen e djeshme, ku festoi mes kolegësh, miqsh e njerëzit e saj të dashur.

Madje, dhe Instagram-in e “pushtuan” postimet nga festa, e kuruar deri në detaje e ku të ftuar ishin shumë personazhe të njohur të ekranit e showbizzit.

Mes tyre Sara Hoxha, Arbana Osmani, Amarda Toska, Ermal Mamaqi, Jonida Vokshi, Eraldo Rexho, Olti Curri, Ana Lika Albana Osmani, Elita Rudi, Jona Spahiu, Xhensila Myrtezaj, Aulona Musta e shumë të tjerë.

Atmosferën e ndezën Bruno dhe Klajdi, me muzikë të mirë gjatë gjithë mbrëmjes. E duket se “qershia mbi tortë”, ishte momenti kur ata kënduan këngën “Toxic Love” të Elgit Dodës, këngën që Donaldi pranoi gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” se e ka shkruar për Borën.

Siç shihet nga videoja e postuar nga moderatorja Jona Spahiu, Bora ka kërcyer dhe kënduar bashkë me ta këngën dedikuar asaj, ndonëse nuk i ka fshehur emocionet. SHIKO VIDEON

Sakaq, Donaldi ka pranuar se i ka dhënë fund kësaj marrëdhënieje, dhe po shijon një romancë me Beatrix Ramosaj, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Megjithatë, pasi disa parashuta erdhën për të më 9 janar, në ditëlindjen e Borës, ai u shfaq shumë i lumtur e tha se mbi të gjitha gëzon respekt për ish-të dashurën e tij.