Lajme Javore

Informohu i pari

I kemi gatuar gabim gjithë jetën/ Gjyshet tona i gatuanin kështu fasulet, shikoni dhe mësoni

Disa mund t’u thonë se fasulet mund të ziejnë për 90 minuta, të tjerë mund t’u thonë se fillojnë t’i përgatisin një ditë përpara, apo të tjerë që i kriposin në fund të zierjes së tyre

Si të gatuajmë Fasule pa shumë mundim | Arti Gatimit

Por, ne do ju tregojmë një truk shumë të thjeshtë në mënyrë që fasulet tuaja të jenë gati në pak kohë.

Njomja e fasuleve paraprakisht, kriposja e tyre në fillim të gatimit dhe gatimi në një tenxhere pa kapak, kanë rezultuar me sukses në përgatitjen e fasuleve në mënyrë të përsosur.

Albanian Bean Jahni Soup Jani me Fasule recipe picture Albanian ...

– Vendosni një kilogram fasule në një tenxhere të madhe. Shtoni ujë në të aq sa të mbulohen të gjitha kokrrat e fasuleve.

– Mbulojeni për momentin tenxheren me kapak dhe vendoseni në zjarr për pak minuta. Më pas largojeni nga i nxehti dhe lëreni tenxheren mënjanë për rreth 1 orë.

– Më pas shtoni në të 1 lugë e gjysëm kripë, përziejini dhe vendosini sërish në zjarr në temperaturë mesatare dhe u largojmë kapakun.

– I lëmë të ziejnë për rreth 1 orë, duke shtuar ujë herë pas here, në mënyrë që fasulet të zhyten dhe të ziejnë më shpejt.

– Pra, nëse nuk keni kohë mjaftueshëm, por doni shumë që një vakt të përgatisni fasule të ziera, duhet që t’i kriposni që në fillim dhe t’i zieni pa kapak.

– Hiqni kështu dorë nga miti se fasulet kriposen, vetëm kur ata kanë përfunduar së zieri.