Lajme Javore

Informohu i pari

‘I kam sytë me lot’, Pëllumb Pipero emocionohet në mes të intervistës

Gjatë një lidhje me Skype për emisionin “Zonë e lirë”, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është emocionuar së tepërmi, aq sa është përlotur. Gjatë intervistës me moderatorin Arian Çani, ky i fundit i vendosi në sfond videon e disa fëmijëve të cilët i kanë dedikuar këngë mjekëve që janë në front të parë të luf tës me Koronavirusin.

Pipero u emocionua shumë nga ky dedikim dhe u shpreh se duhet të jesh mjek për të përjetuar të tilla emocione.

“Sot duhet të jesh mjek të përjetosh këto emocione, është e jashtëzakonshme. I kam sytë me lot, është e jashtëzakonshme. Duhet të jesh aty në spital dhe të dëgjosh këto vajza që të përjetosh këto emocione. I përqafoj fort ato dhe juve që na i sollët këto emocione”, u shpreh mjeku.