Lajme Javore

Informohu i pari

I ka shpëtuar 3 ätentateve/ Presidenti i Ukraines tregon ku po qendron: Jam ne Kiev…

“Jam këtu, jam në Kiev në rrugën Bankova. Nuk po fshihem, nuk kam fri kc nga asnjeri. Do të qëndroj këtu për aq kohë sa do të duhet që të fitojmë l uft ën tonë patriotike”, me një video që tregon saktësisht vendndodhjen e tij, të xhiruar nga ai vete, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sfidoi hapur rusët, duke i treguar se nuk druhet prej tyre.

Ish-komediani i kthyer në presidentin e Ukrainës, padyshim nuk kishte menduar se do të përballej me një situatë të tillë gjatë kohës së mbajtjes se këtij posti.

Por po përpiqet të dëshmojë se është një lider i denjë për popullin e vet në këtë moment të vështirë, kur Ukraina u gjend në mesin e përballjes më të madhe mes Kremlinit dhe Perëndimit që nga koha e Lu ftës së Ftohtë përpara tre dekadash. Raportet në mediet perëndimore tregojnë se që nga fillimi i pushtimit rus, udhëheqësi 44-vjeçar i ka mbijetuar tre atentateve ndaj jetës së tij.