I jepet lamtumira e fundit Rikard Ljarjas, përlotet bashkëshortja: Faleminderit për mesazhet pafund
Mjeshtri i madh, Rikard Liarja do pushojë përgjithmonë në Shkodër, ashtu siç kishte lënë amanet. Aty ku lindi dhe ku u ngjit në skenë për herë të parë në jetën e tij.
I madhi Rikard Ljarja i dha lamtumirën kësaj bote në varrezat e Rrmajit në Shkodër me familjarë dhe me një predikim të famullitarit të katedrales Shen Shtjefni Vlash Palaj.
Në lot bashkeshortja e tij Marjeta falenderoi miqtë shkodranë që u benë pjesë e cermonise përtej situatës së rënduar.
Nuk kemi pishman se është një përcjellje kaq e thjeshtë, por është shumë shpirtërore. Mesazhet janë pafund. Është shumë më e bukur shumë më njerzore. Faleminderit.
Po ashtu disa fjalë ka ndarë me mediat edhe Rita Gjeka drejtore e teatrit Migjeni e cila tha se Rikardi kishte refuzuar titullin nder i kombit dhe kjo tregon sesa i rralle ishte ai si njeri dhe aktor.
Rikard Ljarja, ndihem krenare që e kam pas mik. Kam idenë që e ka zgjedhur vetë këtë ditë. Me ik nga kjo botë sepse nuk ka dashur ceremoni, ka qenë shumë i tërhequr dhe madhështor në modestinë e tij. E ka refuzuar titullin ‘nderi i kombit’, e ka refuzu sepse nuk ka dashur kurrë të duket.