Lajme Javore

Informohu i pari

I bllokuar në Kapshticë emigranti shqiptar rrëqeth: Kemi tre ditë pa ngrënë, është minus temperatura

Prej tri ditësh emigranti shqiptar Naim Calla së bashku me 50 bashkëatdhetarë të tij janë bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës.

Ky emigrant shqiptar ka treguar se kanë tre ditë që janë pa ushqim dhe se po kalojnë netët jashtë, ku temperatura shënon nën zero.

Sipas asaj që tregon ai është shteti grek ai që u ka premtuar zgjidhjen. Shqiptari shprehet edhe se kanë qenë autoritet e vendit të tij që u kanë bërë barrikadë për t’i larguar në zonën greke.

Po ashtu ai thotë se autoritet shqiptare i kanë shtyrë në zonë neutrale. Emigranti shqiptar ka treguar se policia greke po sillet shumë mirë me ta, kurse policët shqiptarë asnjë nuk u komunikojnë.

Ai thotë se gjendja është e rënduar dhe se nuk mund të vazhdojnë më kështu.

Fjala e tij:

Na kanë nxjerrë nga zona neutrale dhe na kanë çuar në zonën greke. Ata na thonë gjeni sa më shpejt zgjidhjen me policinë dhe komisariatin e Bilishtit. Na kanë bërë barrikadë përpara në kanë rreshtuar makina e Policisë. Po tani në këto momente gjendja është rënduar. Është minus temperatura. Kemi tre ditë pa ngrënë. Bisedova me një nga autoritetet greke na kanë thënë se shumë shpejt do gjendet një zgjidhje. Autoritetet shqiptare na kanë shtyrë mbrapsht. Deri tani na thotë se për 15 minuta në rast se ju nuk veproni do veprojmë ne. Kemi tre ditë që rrimë në zonë greke dhe jo në zonën neutrale. Kamionët kërkojnë të lëvizin. Nuk e kemi me kamionët por duam zgjidhje. Kemi 3 ditë këtu. Policia greke po sillet shumë mirë. Është shumë zhurmë. Kemi gra. Gjendja është rënduar psikologjikisht edhe tek njerëzit. Asnjë gjë, asnjë gjë, takojmë policët shqiptarë asnjë nuk na komunikojnë . Kështu do vijojmë. Nuk jemi në gjendje të vazhdojmë natën jashtë.