Lajme Javore

Informohu i pari

I biri i Arbana Osmanit feston 5 vjetorin, pamje nga festa përrallore

Ditën e sotme djali i moderatores së njohur Arbana Osmanit, vogëlushi Joni, feston ditëlindjen. Ai ka mbushur 5 vjeç dhe në ditën e tij të veçantë e ëma i ka organizuar një festë përrallore me shokët e tij.

Arbana ka publikuar në llogarinë e saj të Instagramit pamje nga festa. Ajo i ka porositur të birit një tortë të madhe të personalizuar dhe i gjithë ambienti është zbukuruar me tullumbace në ngjyrë blu, verdhë, kuq dhe blu ashtu si dhe torta.

Në fotot e shkrepura Joni shihet shumë i lumtur dhe me siguri vogëlushi ka kaluar shumë bukur në ditën e tij të veçantë.