I bënë të lidhur, flet moderatorja bukuroshe që u fotografua me Greg Ramën
Muajin e kaluar bëri xhiron e mediave foto e Greg Ramës me moderatoren bukuroshe Xhesi Muçaj. Edhe pse Xhesi krah fotos shkruante “Bestie” që do të thotë “Shok i ngushtë”, mediat aluduan për më shumë.
E ftuar në “Glamour Zone”, Xhesi ka folur për herë të parë për thashethemet duke sqaruar se ajo dhe Gregu janë miq shumë të mirë. Xhesi u shpreh se së bashkë me Gregun dhe disa shokë të tjerë single, dolën në 14 shkurt dhe festuan së bashku.
“Përsa i përket lidhjes tjetër të Gregut unë nuk kam asgjë për të thënë. Nuk kam informacion. Unë me Gregun jemi miq shumë të mirë. Personalisht nuk e njoh, por kemi shumë miq të përbashkët. Ne të gjithë në grupin ton jemi single. Dhe kemi dalë në 14 shkurt për të festuar.
Ne bëm një video me Gregun dhe e postuam. Për të mos u keqkuptuara i shkruajta “bestie”. Por nuk mora parasysh që ishte 14 shkurti. Ai është një njeri super super i mirë. Ai nuk do donte që unë të mos flisja opër të. Ai është një njeri ekstrem i kulturuar”, u shpreh moderatorja.
Edhe vetë Gregu foli për këtë çështje dy ditë më parë duke u shprehur se i vjen keq që portalet abuzojnë me titujt. “Më vjen po aq keq kur sa herë ju jepet mundësia të komentojnë, për shembull, ndodhi para pak kohësh me një shoqen time, me Xhesin, që u bë një lajm nëpër të gjitha portalet e mundshme që përflitet se është në lidhje me…Shiko unë Xhesin e kam vetëm shoqe më kupton, dhe Xhesi është një vajzë shumë e mirë, është fat ta njohësh jo më ta kesh mikeshë dhe më vjen mirë që në këtë rast ishte Xhesi, e cila ishte shumë mirëkuptuese ndaj këtyre lajmeve sepse mund të ishte dikush tjetër. Mund të ishte, nuk e di, dikush që nuk do e përjetonte aspak mirë një koment të tillë”, tha Gregu në një intervistë për Euronews Albania.