Lajme Javore

Informohu i pari

Humbje të thella të Rusisë në Ukrainë/ Në Kiev po mundet edhe më shumë üshtria ruse

Us htria e Ukrainës ka publikuar pamjet e bomb ardimit të një pjese të karvanit me mjete të rënda lu ftarake ruse, që po i afrohen Kievit. Edhe pse vendi i saktë nuk bëhet i ditur, ush tria pretendon se ka shka tërruar karvanin duke përdorur dronët Bajraktar të blerë nga Turqia.

Ushtria gjithashtu publikoi video dhe foto nga shkatërrimi që kishte mbetur mes radhëve të rusëve, duke treguar mjetet lufta rake të shkatërruara.

Ukraina pretendon se që prej nisjes së pus htimit, 12 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën. Gjithashtu, thotë se ka shkatërruar 48 avionë dhe 80 helikopterë rusë, 303 tanke, mbi 1000 mjete të rënda ush tarake, 60 depozita nafte, 56 raketahedhëse dhe pajisje të tjera.

Lu ftimet në Ukrainë vijojnë prej 13 ditës tashmë. Rusia ka bombarduar disa qytete kryesore, si Kievi dhe Kharkivi, ku mbeti e shka tërruar edhe konsullata e nderit e Shqipërisë aty. Gjithashtu, lu ftime zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit, sidomos në jug, ku rusët kërkojnë të marrin portin kryesor, në Odessa.