Lajme Javore

Informohu i pari

Historia e panjohur e parodistëve të Vlorës/ Ja si u bënë bashkë humoristët e njohur

Shkruan Ergys Alushi/ Ishte nëntori i vitit 1955. Që nga ai nëntor, qyteti do të fillonte të qeshte, të dashuronte humorin e bukur e të pastër. Humori do të kthehej në një nga dashuritë më të mëdha të qytetit, bashkë me detin, futbollin e Ditën e Flamurit. Krijohet Estrada Profesioniste e Vlorës. Qirjako Sava, Petraq Gega, Agron Hamo, Tefta Çiraku, Koço Nauni, Mane Lumani, Muhamet Lika, Afrim Agalliu, Disa nga premierat më të arritura në vitet e para të Estradës janë;“Të fala nga fshati”, “Maska dhe fytyra”, “Zëri i gruas”, “Gati pompa”, “Në botën e fëmijëve”, “Xhevahiret e orës 19” etj. Në vitet më vonë deri në ketë 61 vjetor, nga kjo Estradë, do të dalë një nga simbolet e Vlorës, që jo më kot morën “mbiemrin” Vlora., “Katër parodistët e Vlorës.” Katër vlonjatët, humoristët e dashur anembanë vendit, në çdo kohë e në çdo sistem.Kulmi i nderimit për humorin vlonjat dhe Estradën e qytetit do të ishte organizimi në Vlorë në mesin e muajit nëntor të vitit 2005 “Ditë të humorit shqiptar”, kur do të vinin në Vlorë për të konkurruar Estradat dhe aktorët më të mirë të humorit shqiptar, nën kujdesin e vlonjatit bujar Bujar Leskaj. Që nga ai vit, në Vlorë nuk do të kishte më asnjë lloj organizimi apo kujdesi nga Ministria e Kulturës. “4 parodistët e Vlorës” janë të njohur e të dashur në të gjithë vendin, nga të gjithë shqiptarët. Ata kanë një jetë të tërë në skenën e Vlorës e të gjithë vendit, por edhe jashtë Shqipërisë.Kush janë “4 paroditët e Vlorës”? Ata janë Agron Hamo, Afrim Agalliu, Muhamet Lika dhe Mane Lumani.

Janë të njohur në të gjithë Shqipërinë dhe nga të gjithë shqiptarët dhe bashkë me ata, është njohur edhe emri i Vlorës, sepse ata janë thjesht dhe vetëm “4 parodistët e Vlorës”Por edhe pse kanë një “mal” me tituj e çmime në karrierën e tyre artistike dhe njihen si “fara e hillësit”, si thotë populli, ata vazhdojnë të jetojnë të thjeshtë dhe me problematikat e jetës së çdo qytetari tjetër.Ata jetojnë midis nesh, ecin në rrugët e Vlorës, takohen e pinë kafe me shokë e miq të vjetër, duke vazhduar të dhurojnë emocione e të qeshura. Është shumë e vështirë ta përmbledhësh jetën dhe veprimtarinë e tyre artistike në një, dy apo dhe më shumë faqe. Gjithçka nis nga ndërmarrjet e dikurshme të realizmit socialist dhe me njërin prej tyre, Agron Hamo, për t’u bashkuar ma pas të katërt në vitin 78, kur një grup parodistësh të rinj e të talentuar, bënë parodinë e parë të Pëllumb Kullës, “Hallet e Demos”dhe që nga ajo ditë ata nuk u ndalën më dhe do të njihen me emrin artistik, “4 parodistët e Vlorës”.Agron Hamo –

Ka qenë vetëm 16 vjeç, kur midis shumë amatorëve të Sodë PVC, Nikollaq Papa, shef muzike në Sarandë, e zbuloi se kishte një talent të veçantë. Asaj kohe të gjitha ndërmarrjet e qytetit të Vlorës, zhvillonin një jetë të pasur me veprimtari të ndryshme artistike e sportive, nga ku kanë dalë në vazhdimësi edhe artistë e sportistë të mirënjohur të qytetit.Agron Hamo angazhohet në trupën e shfaqjeve të ndërmarrjes dhe në vitin 1967 fitojnë çmimin e parë të festivalit të këtyre trupave të ndërmarrjeve që zhvillohej në Tiranë, në rang kombëtar, ku Agroni luajti një parodi së bashku me Jorgaq Tushe me titull, “Kthimi i ushtarëve nga Vietnami” Kaq do të mjaftonte që Agroni të thërritej në po këtë vit, 1967, në Estradën Profesioniste të qytetit të Vlorës, duke spikatur për cilësinë e zërit. Ishin vitet kur Estrada Profesioniste e qytetit të Vlorës, angazhonte në shfaqjet e saj edhe varietet më të mira të ndërmarrjeve, si ajo e peshkimit, e naftës, e Sodë PVC së etj. Për Agroni ishte i pari nga të katërt që kishte kishte filluar një jetë si profesionist, por ende jeta do t’i dhuronte surpriza të mëdha, të cilët e bënë të famshëm në art.Afrim Agalliu –

Ashtu si edhe Agron Hamo, edhe Afrim Agalliu, një nga të katërt parodistët e Vlorës, fillimet e tij i ka pikërisht në një tjetër ndërmarrje, atë të bonifikimit, “Perlat Rexhepi”, ku merrej dhe kishte si pasion, baletin. Ishte viti 1966 dhe nëpër shfaqjet e ndryshme që jepte ndërmarrja ku ai punonte, Afrimi spikaste si valltar dhe jo si aktor. Por do të ishin regjisorët si Qirjako Sava e Gaqo Vishi, të cilët e spikatën si element që jo vetëm dinte të kërcente mirë, por dhe të këndonte bukur, duke qenë i përshtatshëm për paroditë. Asaj kohe, parodia lëvrohej gjerësisht në Estradën Profesioniste nga aktorët e Vlorës, si Leka Kruta, Gaq Vishi, Myqerem Ferra etj