Lajme Javore

Informohu i pari

Hajde gëzuar/ Banorët e Big Brother festojnë 100 ditë brenda shtëpisë…

Spektakli Big Brother VIP nisi më 1 tetor dhe që nga ajo kohë ka marr vëmendjen dhe është bërë ndër më të komentuarat.

Por, gjatë kësaj kohë ka patur shumë banorë që kanë hyrë në periudha të ndryshme, e disa të tjerë që janë larguar qoftë me eliminimin nga vota e publikut apo me vet kërkesën e atyre.

Ndërsa, në mesin e atyre qa janë sot, vetëm disa janë që kanë fillimi dhe sot kanë shënuar plotë 100 ditë nga dita kur kanë hyrë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Janë Donald Veshaj, Ilir Shaqiri, Arjola Demiri dhe Monika Lubojna këtë banorët që janë pjesë e BB VIP nga fillimi, teksa synojnë finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt.

Sot banorët kanë qëndruar së bashku në oborrin e shtëpisë dhe së bashku kanë ngre dolli për të shënuar 100 ditshin e tyre të qëndrimit brenda.

Ndërkohë, kujtojmë që pas festës së ndërrimit të moteve në shtëpinë e BBV janë bërë pjesë edhe pesë banorë të rinj.