Gruaja-Ramës: Jam me fëmijë 2 vjeç, mbeta pa punë si ta kaloj muajin unë?!
Gjendja në vendin është e rënduar prej koronavirusit. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.
E teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.
E disa edhe ndoshta nuk kanë fare. Këto ditë ka patur shumë raportime se shqiptarët janë duke vuajtur për bukën e gojës.
Por kryeministri Edi Rama vazhdon dhe publikon pamje ku shikohet se si po jepen pako me ushqime. Krahas tyre Rama ka shkruar:
Ti nuk do jesh kurrë vetëm.
Mirëpo po në këtë postim të Ramës ka komentuar një grua, e cila thotë se ka mbetur pa punë dhe pyet se si do ta kalojë muajin.
Komenti i saj i plotë:
Zoti kryeminister po un qe jam me nje fmi te vogel 2 vjec edhe qe jam detyruar te le punen meqe jan mbyll kopshtet si do i behet si do te kaloj muajin?
Një tjetër shqiptare ka komentuar se e gjithë bota po jep ndihma, por si nxjerrin me video si bën Rama. Komenti i plotë:
Te gjithe bota po jep keto ndihma!!! Po nuk i vejne ne video cdo minute!!
Po ashtu ka edhe nga ata shqiptarë që kanë komentuar se nuk kanë marrë asnjë ndihmë edhe pse po kalojnë ditë shumë të vështira.