Gruaja bie në dashuri me grekun, por ja si e pëson në fund. Si “e shpëtoi” koronavirusi
Një histori tro nditëse për një grua 41-vjeçare gjermane e cila ka përfunduar në duart e një tut ori grek, pas njohjes në rrjetet sociale.
37-vjeçari grek ra në prangat e agjentëve të Kr imit të Organizuar, të martën në Acharnon.
Gruaja që arriti të shpëtonte nga rrjeta e pros titucionit ka treguar me detaje historinë e “dashurisë” që filloi në Mars përmes Facebook dhe përfundoi në një makth në një apartament në qendër të Athinës.
Ajo i tha policisë se e njohu 37-vjeçarin përmes rrjeteve sociale.
Ata kishin kontakte të përditshme dhe sipas gruas, ishte zhvilluar një marrëdhënie besimi.
Burri nga Greqia i fliste asaj me butësi dhe e bëri të ndjejë se donte të kishte një lidhje serioze me të.
Kështu që, ajo e besoi dhe vendosi të ndërmarrë hapin e madh dhe të shkojë në Greqi.
Sapo zbriti në tokën greke, ajo u përball me një realitet të tmerrshëm.
Ai i rrë mbeu pasaportën gjermanes dhe e mbylli në një apartament.
Por nuk mbaroi me kaq. Ai krijoi edhe një profil për të në një faqe ku lihen takime për se ks, duke ndryshuar moshën e saj. Një profil aktiv, siç shihet nga fotot e publikuara nga Protothema. Por kohët e fundit, për shkak të masave kufizuese nga koronavirusi, numri i postimeve ishte ulur.