Lajme Javore

Informohu i pari

Greqia fut në karantinë kampin e dytë të refugjatëve, pas testimit pozitiv të një 53-vjeçari

Greqia ka future në karantinë një kamp të dytë emigrantësh pasi një burrë 53-vjeçar rezultoi pozitiv ndaj Covid 19. Burri afgan jeton me familjen e tij në kampin Malakasa në veri të Athinës, së bashku me qindra azilkërkues. Ai është transferuar në një spital në Athinë dhe testet mbi kontaktet e tij do të vazhdojnë.

Greqia konfirmoi 62 raste të reja të Covid 19 më vonë gjatë ditës, duke e çuar totalin në vend në 1.735 dhe 73 vi ktima.Javën e kaluar, kampi Ritsona u mbyll pasi 20 persona rezultuan pozitivë ndaj testit. Ishte objekti i parë i tillë në vend që u godit që nga shpërthimi i sëmu ndjes.

Greqia ka qenë porta kryesore në Bashkimin Evropian për njerëzit që shpëtojnë nga konflikti në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Më shumë se një milion njerëz arritën në brigjet e saj nga Turqia në 2015-2016.Të paktën 110,000 njerëz aktualisht jetojnë në objektet e migrantëve, 40.000 prej tyre në kampe të mbipopulluara në pesë ishuj.

Ministri Notis Mitaraci tha:

Numri (i migrantëve dhe refugjatëve) është shumë i madh, prandaj është matematikisht e dhënë se do të ketë raste të konfirmuara. Ne kemi një plan emergjence në vend, por është më e vështirë ta zbatojmë atë në ishuj. Qeveria dëshiron të zëvendësojë të gjitha kampet ekzistuese në ishuj me qendra të mbyllura të paraburgimit, por po has rezistencë nga autoritetet lokale dhe banorët që duan të mbyllen të gjitha objektet. Kampi në Malakasa, do të vihet në karantinë për dy javë dhe policia që ruan vendin do të përforcohet për të siguruar që kufizimet të zbatohen.