Lajme Javore

Informohu i pari

Gjyshërit shqiptarë rrënqethin me rrëfimin/ Djali na dha shpirt në Siri: Kemi 5 nipa e mbesa në Siri na i ktheni





Në mesin e emrave të personave të riatdhesuar nga ope ra cioni humanitar Dylber Shuli nga fshati Zagorçan shpresonte të gjente edhe emrin e familjarëve të tij.

Por pas këtij ope racioni dhe zbulimit të identitetit të 5 grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hawl në Siri qartë shihet zhgënjimi në sytë e Shulit, i cili refuzon të përgjigjet kur pyetet për fëmijët e riatdhesuar në një kohë kur mbesat dhe nipërit e kësaj familje ndodhen prej tetë vitesh në këtë kamp.

Gjyshërit e përmalluar, apelojnë për ndihmë, ndërsa me lajmin e qeverisë shqiptare, Dylber Shuli, kërkon rikthimin e fëmijëve nga kampi sirian. Me lot në sy ai tregon se nga komunikimi i fundit me mbesën e tij te madhe Elona Shulin, kjo e fundit ka kërkuar të rikthehet pranë tyre.

8 vite më parë Krenari, djali i familjes Shuli së bashku me bashkëshorten dhe 3 vajzat u larguan drejt kampit Sirian. Prej 5 vitesh Krenar Shuli është vr arë ndërsa bashkëshortja e tij Adelina është zh dukur duke lënë jetim në kampin e fer rit 5 fëmijët e tyre.