Gjobiten dy fasoneri, nuk plotësonin kushtet minimale të higjenës
Sot janë mbyllur 21 fasoneri në Krujë, pas rasteve të shtuara me Covid 19.
Pavarësisht urdhërit të lëshuar për mbylljen e tyre vijojnë shkeljet.
Strukturat e Policisë në DVP Durrës ndëshkoi me masë administrative 2 fasoneri dhe bllokoi 2 mjete që transportonin punëtorët.
Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP, në bashkëpunim me ISHSH, në vijim të kontrolleve për subjektet që nuk kanë zbatuar masat e mara kanë marrë masë administrative ndaj 2 fasonerive në Krujë.
Njëri prej biznesëve është ndëshkuar me 100.000 lekë, për mosrespektimin e distancës midis punëtorëve dhe një tjetër u ndëshkua me 300.000 lekë, për mosrespektimin e distancës në automjetin e punonjësve.
Ndërsa është sekuestruar mjeti dhe po ashtu është mbyllur kjo fasoneri për shkak të mosrespektimit të kushteve higjeno-sanitare.