Gjithsej 99 persona të shëruar nga Koronavirusi në Shqipëri
Për fat të keq ditën e sotme është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja në 24 orët e fundit të personave të infektuar me koronavirus.
29 raste të reja janë evidentuar çfarë ka bërë që numri i të infektuarve të shkojë në 333 në Shqipëri.
Por përtej lajmit të numrit të ri të infeksioneve vjen një lajm i mirë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 10 pacientë duke e çuar në 99 numrin e personave të shëruar nga virusi në vendin tonë.
Deklarata e ministrisë së Shëndetësisë:
Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 10 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99.