Gjithçka me një kusht/ Edhe pse në kohë pandemie, gjermanët fitojnë të drejtën të protestojnë
Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese në Gjermani ka vendosur që gjermanët kanë të drejtë të zhvillojnë protesta politike nëse zbatojnë rregullat e distancës sociale për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
Ky vendim erdhi pasi disa aktivistë të rinj kishin bërë kërkesë në gjykatë pasi autoritetet në qytetin perëndimor të Giessen ndaluan një protestë të planifikuar për këtë javë për të denoncuar rregullat që ndalojnë tubimet publike të më shumë se dy njerëzve.
Aktivistët pro-demokracisë në Giessen, në shtetin e Hesse, thonë se masat e bllokimit shkelin lirinë e tubimit, një parim kryesor i kushtetutës gjermane.
Ata e çuan çështjen e tyre në Gjykatën Kushtetuese pasi dy gjykata të ulta anuan me autoritetet lokale dhe mbajtën ndalimin e demonstratave edhe pse organizatorët kishin premtuar se do të respektonin rregullat distancuese gjatë marshimit.
Deri më tani në Gjermani janë shënuar 3,850 vi ktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 135,549 persona.