Lajme Javore

Informohu i pari

Gjermania e gjunjëzuar nga uji/ Ka raportime për jetë të humbura





Të paktën 6 persona kanë vd ekur dhe për mbi 30 të tjerë nuk dihet asgjë, pas përmb ytjeve në perëndim të Gjermanisë, të cilat kanë dëmtuar dhjetëra shtëpi, ka thënë policia më 15 korrik.

Shirat e rrëmbyeshëm në perëndim të Gjermanisë kanë shkaktuar dë me në prona, mbyllje të autostradave dhe evakuime brenda natës. Vdekjet janë raportuar në rajonin Ahrweiler, rajon i njohur për prodhim të verës në landin Rhineland-Palatinate.

Një numër i madh i shtëpive në qytezën Schuld në Ahrweiler janë jostabile dhe në rrezik të rrëzimit, ka thënë policia.

Landi tjetër North Rhine Westphalia, është goditur po ashtu rëndë nga shiu, i nxitur nga moti me presion të ulët në Gjermani.