“Gjermanëve u çojnë edhe qenin”, shqiptari: Ne që jemi në hall, na thonë kini durim!
Në kushtet e situatës së krijuar nga koronavirusi, autoritetet shqiptare vendosën që të riatdhesojë një numër të kufizuar emigrantësh shqiptarë, të cilët mbetën jashtë vendit
Kreu i qeverisë, Edi Rama tha pak ditë më parë se lista e shqiptarëve që kanë mbetur jashtë vendit është e mbyllur dhe e kufizuar, por nuk specifikoi shifra.
Rama tha ndër të tjera se ata që do të ritkhehen në Shqipëri do të jenë vetëm emigrantë që ndodhen në kushte të rënduara, mirëpo procesi i verifikimit për ta nuk u bë ndonjëherë transparent.
Megjithatë, shumë shqiptarë kanë mbetur jashtë vendit, dhe ndodhen në situatë të rënduar, për shkak të izolimit të shteteve ku ata ndodhen si pasojë e masave të marra kundër pandemisë Covid-19.
Të shumtë kanë qenë edhe ata që kanë dërguar edhe mesazhe në redaksinë e JOQ Albania, ndër të cilët ka pasur dhe nga ata që janë shprehurse lista ka qenë selektive, dhe jo sipas situatës në të cilën ndodhen shqiptarët e bllokuar jashtë vendit.
Ndërkohë, situata është ndryshe me shtetasit e huaj që ndodhen në Shqipëri, për të cilët duket se janë marrë të gjitha masat që të rikthehen në vendet e tyre.
Ka qenë një shqiptar i cili është mes atyre që kanë mbetur të bllokuar jashtë vendit, i cili ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, të një njoftimi të bërë në faqen zyrtare të Ambasadës Gjermane në Tiranë në lidhje me këtë çështje.
Ambasada gjermane në vendin tonë njoftoi se 27 shtetas gjermanë dhe 20 shtetas të BE-së kanë fluturuar për në shtëpinë e tyre.
Mirëpo, në njoftim, qytetari ka pikasur diçka të pazakontë, që duket qesharake, por përmban një brenda saj një realitet të trishtë, ku thuhet se mes të kthyerve, është edhe një qen që i përket një çifti gjerman.
Edhe qytetari me të drejtë shprehet se ndërsa gjermanëve po iu çojnë dhe qentë, shqiptarëve që ndodhen jashtë u thuhet të kenë durim, ashtu siç iu tha edhe vetë Rama pak ditë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai shkruan:
Prsh joq, a e shikoni ca behet? Gjermanve po ju bien qent ktej, kurse qe qe jemi ne hall e na lan ne mes te rrugeve te botes, na thon te kemi durim
Teksa autoritetet gjermane i japin përparësi jo vetëm shtetasve të tyre në vende të huaja, por edhe kafshëve në pronësi të tyre, autoritetet shqiptare nuk janë të afta as të bëjnë as detyrën më minimale ndaj qytetarëve që ndodhen të bllokuar jashtë vendit.
Mund të thuhet se jeta e një qeni gjerman, mund të jetë “më e vlefshme” se jeta e një shqiptari që jeton jashtë vendit, në optikën dritëshkurtër të qeverisë shqiptare.