Lajme Javore

Informohu i pari

Gjërat qenkan serioze/ Fifi i kushton këngë të dashurit të saj…

Fifi ka lajmëruar se në 18 shkurt, pra nesër kur do të transmetohet edhe finalja e madhe e Big Brother, ajo do të publikojë një këngë të re në bashkëpunim me DJ Dagz-in apo DJ PM-in.

Kënga mban titullin “Hana” dhe Fifi tregon se ia ka dedikuar dashurisë së saj, Adisit, të cilin edhe e ka etiketuar në postim.

“Hana publikohet në 18 shkurt, në bashkëpunim me Dj Pm dhe Dj Dagz. Mezi po pres me e nda me juve kangen e Dashnisë tem”, shkruan Fifi.