Gjendet përgjigja e ekuacionit që çm endi internetin
jë ekuacion tepër i thjeshtë matematikor është bërë mjaft viral në rrjetet sociale, ndërsa përdoruesit e internetit “lodhën trurin” për të gjetur përgjigjen e saktë.
8:2 (2+2)=?, ky është ekuacioni që po i çme nd të gjithë, duke bërë që përdoruesit e Twitter të bëjnë postime për zgjidhjen e tij dhe rregullat matematikore që kanë zbatuar.
Mes përdoruesve pati nga ata që thanë se përgjigja është 1, ndërsa një tjetër pohon se është 16.
Fillimisht ekuacioni është postuar nga një llogari në Twitter të quajtur @pjmdolI dhe postimi është shpërndarë mbi 3,000 herë, duke grumbulluar rreth 12.400 pëlqime deri më tani.
Dëshironi ta provoni?
Nëse nuk jeni të sigurt për këtë gjë, mos u shqetësoni. Sepse përdoruesi që e postoi i pari ekuacionin e ka zbuluar përgjigjen e saktë, e cila është 1.
Përdoruesi që e postoi tha:
Në fillim bëjmë veprimet në kllapa, më pas shumëzimin, pjesëtimin dhe rezultati del 1, kështu që besoj se është përgjigja 1. Me fjalë të tjera, nga ju kërkohet të zgjidhni ekuacionin duke ndjekur rregullat matematikore për zgjidhjen e një ekuacioni (BODMAS). Së pari kryhen veprimet në kllapa, pjesëtimi, shumëzimi dhe më pas mbledhja e zbritja.”
Ai vazhdoi më tej shpjegimin:
Së pari, ju duhet të mblidhni numrat në kllapa, (2+2)=4. Më pas shumëzoni rezultatin me 2. Kjo është e barabartë me 8. Dhe veprimi i fundit, pjesëtoni 8/8. Dhe përgjigja është 1.
Zgjidhja përfundimtare e ekuacionit:
8 ÷ 2 (2×2) = 8 ÷ 2 (4) = 8 ÷ 8 = 1. Përgjigja është 1.