Lajme Javore

Informohu i pari

Gazetat e huaja: Tirana do të jetë kryeqendër biznesi pas pandemisë

Gazeta prestigjioze angleze “Financial Times” shkruan se pandemia e shkaktuar nga Covid 19, do të ndryshojë mënyrën e të bërit biznes dhe të gjitha konceptet e globalizmit. Në shkrimin nga Beata Javorcik, kryekonomiste në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, shkruhet se në një botë post-pandemike, prodhimi mund të zhvendoset në vende si Bjellorusia, Ukraina ose Mongolia, ndërsa drejtuesit ekzekutiv të kompanive të mëdha do të shkëmbejnë ide në mbledhje nëpër qytete si Tirana dhe Chisinau.

“Shumë vende tani zbulojnë se sa të varur janë nga furnizimet nga Kina. Për shembull gati tre të katërtat e holluesve të gjakut të importuar nga Italia vijnë nga Kina.

E njëjta gjë vlen edhe për 60 përqind të antibiotikëve të importuar nga Japonia dhe 40 përqind të importuara nga Gjermania, Italia dhe Franca. Kjo do të shtojë pasigurinë në politikat tregtare.

Bizneset do të detyrohen të rimendojnë zinxhirët e tyre të furnizimit global. Shtetet e reja anëtare të BE-së dhe Spanja mund të shohin një rritje të punësimit në prodhim.

Mund të krijohen mundësi për vendet që nuk kanë qenë në krye të listave të investitorëve më parë. Në një botë post-pandemike, prodhimi mund të zhvendoset në vende si Bjellorusia, Ukraina ose Mongolia, ndërsa drejtuesit ekzekutiv të kompanive të mëdha do të shkëmbejnë ide në mbledhje nëpër qytete si Tirana dhe Kisinau.

Koronavirus nuk do t’i japë fund globalizimit, por do ta ndryshojë atë. Kompanitë do të duhet të përshtaten për të pasur sukses. Kjo është ajo që viruset na detyrojnë të bëjmë”, shkruhet në artikullin e “Financial Times”.