Lajme Javore

Informohu i pari

Gazetarja shqiptare flet nga Nju Jork: Është e tme rrshme s’ka më vend në mo rg

Gazetarja shqiptare atje Kozeta Turishta ka folur nga Nju Jorku dhe ka treguar se si është situata atje për shkak të koronavirusit.

Ajo ka thënë se në Manhatan situata është më rën dë, pasi aty nuk ka më as vend në m org. Më tej në një intevistë në emisionin ‘Arena’ ajo ka thënë:

Unë kam marrë një informacion, në spitalin më të madh në Manhatan nuk ka më hapësirë në morg, ata po përdorin furgon frigoriferik, është e tme rrshme.
Gjatë fjalës së saj ajo ka thënë se është vendosur se do jenë mjekët ata që do marrin vendimin se kush nga pacientët në gjendje të rëndë ka më shumë mundësi për t’i mbijetuar koronavirusit.

Ajo është shprehur kështu:

Këtu është vendosur që mjekët duhet të vendosur se kush duhet të jetojë dhe kush jo. Unë jam në komunikim me shqiptarët atje, komuniteti shqiptar po bën një punë të jashtëzakonshme, është krenari e madhe të thuash je shqiptare.

Gjithashtu gjatë fjalës së saj ajo ka thënë se ka shumë policë, infermierë dhe zjarrfikës shqiptarë që janë të infektuar me koronavirus në SHBA.